Blerand Stavileci në Rrokum Roll të TV Rrokum tha se PDK-ja është kampion sa i përket aderimit të të rinjve në këtë subjekt.
“S’kemi konkurrencë me partitë tjera lidhur me këtë, emrat që na u kanë bashku janë emrat më të njohur, të cilët s’munden me u kontestue”, thotë Stavileci.
Për koalicionin PDK-AAK-NISMA, Stavileci thotë se këto tri parti e kanë në ADN-n e tyre gjenin e vendimmarrjes.
“LDK ka mungesë të guximit në vendimmarrje”, shprehet ai.
Stavileci në vazhdim ka thane se PDK nuk e ka etiketuar asnjë parti, përkundrazi LDK dhe tjerët kanë fjalor etiketues ndaj PDK-së.
Madje, Stavileci mes tjerash ka thënë se eksponentë të LDK-së kane me ju bashku PDK-së pas zgjedhjeve.
Ai shprehet i bindur se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të jetë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Ne krahasim me vendin e dytë na shkojmë mbi 20 për qind”, thotë Stavileci.
Ai tha se PDK është 4 vjet larg partive tjera sa i përket zhvillimit inovativ.