Site icon Telegrafi

Stavileci: Më shumë ndotin ajrin veturat, sesa ‘Kosova e Re’ (Video )

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për çështjen e Termocentralit “Kosova e Re”.

Stavileci, që ka udhëhequr dikur me marrëveshjen për ndërtimin e këtij termocentrali, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike, do të jetë  e përballueshme për qytetarët.

Për ndotjen, ish-ministri tha se me teknologjinë e fundit, më shumë do të ndotin automjetet sesa vetë termocentrali që do të ndërtohet./RTV D/Telegrafi/

Exit mobile version