Site icon Telegrafi

Stavileci: Projektet e mëdha bartin vulën tonë! (Video)

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavilevci, ka theksuar se partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma, e kanë harmonizuar programin me të cilin, sipas tij, do të punojnë gjatë drejtimit të ardhshëm të Qeverisë.

Ai ka theksuar se kanë “tema sektoriale që nuk ka qenë aq e vështirë me i harmonizu me partnerët e koalicionit”, duke shtuar se sa i përket “koncepteve ekonomike dhe ideologjike nuk është se dallojmë shumë me partnerët”!

“Në programin tonë jemi përqendruar te ekonomia. Temat tjera e kanë eklipsuar ekonominë dhe e kanë pamundësuar në plot situata një dinamizim të jetës ekonomike”, ka shtuar Stavileci.

Duke folur për deklaratat e zyrtarëve të LDK-së, se ata kanë qenë të suksesshëm gjatë qeverisjes së kaluar, ai ka thënë se “projektet e mëdha që janë realizuar, dihet se vulën e kujt e mbajnë”!

“Ne jemi ata të cilat e kemi zbritur tatimin në fitim për korporatat në 10 për qind. Ne prapë e kemi një veprim konkret: zbritjen e saj nën nëntë për qin”, ka shtuar Stavileci. /Telegrafi/

https://youtu.be/lxmM6ZlrEm8

Exit mobile version