Telegrafi

Stavileci: Po punojmë që diferenca me vendin e dytë të jetë sa më e madhe (Video)

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerand Stavilevci, ka theksuar se koalicioni PDK – AAK – Nisma, është ka e ndjen erën e fitores në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka theksuar se po punojmë që diferencën me vendin e dytë të jetë sa më e madhe.

“Ne do të dalim bindshëm fitues. Edhe sondazhet, sikurse në shtatë palë zgjedhjet tjera po na vendosin si fitues”, ka theksuar Stavilevci.

Sipas tij, “një bashkim i tillë, me AAK-në dhe NISMA-n bëhet një bashkim i natyrshëm i disa forcave politike”, duke shtuar se “vendimet e mëdha kanë ndodhur kur PDK e ka pasur lidershipin”.

“Ne nuk mundemi me u mburr me të arriturat sektoriale, nëse ne kemi pasur problem me vendimmarrje. Bashkimi i këtyre tri forcave politike dhe i lidershipit të tyre, e sjellin një vlerë të re në skenën politike. Aftësia për vendimmarrje është veçori dalluese e këtij koalicioni, por ka qenë pikë e dobët ne lidershipin e kaluar”, ka shtuar Stavilevci. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wRLZ5r8Onrg&feature=youtu.be