Telegrafi

Statistikë: Goli ndaj Las Palmas i veçantë për Benzeman

Real Madrdi ka barazuar ndaj Las Palmas me rezultat 2-2.

Për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane shënuan Marco Asensio dhe Karim Benzema.

Lexo po ashtu Las Palmas shkas për një rekord jo të mirë të Zidanes me Real Madridin

Me këtë gol francezi futet në mesin e lojtarëve që i kanë shënuar të gjitha ekipeve në La Liga me të cilat janë përballur.

Benzema ka shënuar 113 gola ndaj 30 skuadrave më të cilat është ndeshur në kampionatin elitar spanjoll.

Pas këtij barazimi Reali vazhdon në pozitën e parë me 14 pikë, apo një më shumë se Barca në të dytën. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video)