Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën e Evropës në një statistikë kyçe.
Sulmuesi i Manchester United ka grumbulluar shumicën e minutave këtë sezon në Ligën e Evropës, ku ka shënuar edhe dy gola.
Megjithatë, në mes të sezonit të tij zhgënjyes, Ronaldo u zbulua se ishte lojtari më pak vdekjeprurës në të gjithë garën.
Sipas WhoScored, Ronaldo ka humbur pesë raste të qind për qindta për të shënuar gol në Ligën e Evropës këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër.
❌ Cristiano Ronaldo has missed more clear-cut goalscoring chances (5) than any other player in the Europa League this season pic.twitter.com/6OvesF8Jzn
— WhoScored.com (@WhoScored) October 28, 2022
Kjo do të thotë se nëse Ronaldo do të kishte përfituar nga këto raste, ai mund të kishte shënuar shtatë gola (shënuesi më i mirë i garës) në vend të vetëm dy golave.
Vetëm kundër kampionit moldav Sheriff, Ronaldo pati tre mundësi të shkëlqyera për të përmirësuar performancën e tij dhe të United, por ai nuk ia arriti.
Megjithatë, nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes, ai shënoi një gol.
Cristiano Ronaldo Goal vs Sheriff Tiraspol FINALLY A GOAL! pic.twitter.com/hHE9MnBC1S
— lmm (@lmm01525586) October 27, 2022
Kujtojmë, Ronaldo u rikthye në skuadër pasi Erik ten Hag e kishte dërguar më herët te rezervat pasi nuk pranoi të futej si zëvendësues gjatë fitores 2-0 ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/