Pas gati një muaj e gjysmë të startit të Ligës Premier, Liverpooli vazhdon të jetë skuadra me të gjitha fitoret dhe natyrisht lider i ligës.
Derisa The Reds po shkëlqejnë në këtë sezon, Watfordi po përballet me një start të tmerrshëm në këtë kampanjë.
Javi Garcia tashmë e ka humbur punën e tij, duke u zëvendësuar me Quique Sanchez Flores, por edhe ky ka dështuar të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.
Më poshtë mund t’i shikoni lojtarët me paraqitjen më të dobët nga çdo skuadër e ligës angleze, derisa janë marrë parasysh ata lojtarë që kanë luajtur mbi 300 minuta:
Arsena: Sead Kolasinac – 6.51
Mbrojtësi boshnjak është duke kaluar nëpër një formë të dobët, derisa me rikthimin e Kieran Tierneyt nga lëndimi, me gjasë do të mbetet në bankën rezervë.
Aston Villa: Tom Heaton – 6.29
Transferimi i verës i Villas ka pranuar 12 gola në tetë paraqitje deri më tani në këtë sezon.
Bournemouth: Adam Smith – 6.37
Bournemouth ka pranuar shtatë gola në katër ndeshjet që është paraqitur Smith.
Brighton: Glenn Murray – 6.16
Deri më tani Murray nuk ka shënuar asnjë gol në shtatë paraqitje që ka bërë.
Burnley: Chris Wood – 6.55
Wood ka shënuar tri gola në tri ndeshje, por që ka dështuar të bëjë një start të mirë në këtë sezon.
Chelsea: Kepa Arrizabalaga – 6.32
Kepa po bënë paraqitje të dobët në këtë sezon, e që formë më të mirë nuk po kalon as Kurt Zouma.
Crystal Palace: Patrick van Aanholt – 6.68
Van Aanholt ka shënuar golin e fitores ndaj Manchester United dhe West Ham, mirëpo është lojtari me vlerësimin më të ulët në skuadër.
Everton: Morgan Schneiderlin – 6.07
Schneiderlin ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë në Ligën Premier te Southamptoni, por me statistikat te Evertoni është njëri më të dobëtit.
Leicester: Hamza Choudhury – 6.37
Choudhury startoi në tri ndeshjet e para, mirëpo që nga atëherë është lënë në bankën rezervë nga Brendan Rodgers.
Liverpool: Adrian – 6.41
Adrian ka arritur që ta mbajë vetëm dy herë portën e paprekur deri më tani në këtë sezon, derisa bëri disa gabime katastrofale ndaj Southamptonit.
Manchester City: Ilkay Gudogan – 6.46
Gudngoan nuk kishte paraqitje edhe aq të dobëta, por jo të mira sa bashkëlojtarët.
Manchester United: Jesse Lingard – 6.26
Lingard ende nuk ka bërë një asistim apo ka shënuar një gol deri më tani në këtë sezon.
Newcastle: Emil Krafth – 6.18
Krafth ende nuk ka startua në asnjë ndeshje te skuadra angleze shkaku i paraqitjeve jo të mira.
Norwich: Max Aarons – 6.27
Aarons është futur në listën e mbrojtësve më të dobët deri më tani në Ligën Premier.
Sheffield United: Callum Robinson – 6.37
Robinson ka shënuar vetëm një herë deri më tani në këtë sezon.
Southampton: Ryan Bertrand – 6.33
Ditët e mira duket se kanë përfunduar për Bertrandin. Che Adams është dukshëm më i mirë se ai aktualisht.
Tottenham Hotspur: Moussa Sissoko – 6.64
Sissoko deri më tani ka shënuar vetëm një gol për Spurs.
Watford: Ben Foster – 6.08
Foster deri më tani ka pranuar 20 gola.
West Ham: Pablo Fornals – 6.26
Ka qenë një start i dobët nga transferimi i verës i Çekanëve.
Wolverhampton Wanderers: Romain Saiss – 6.38
Saiss ka marrë vlerësimin më të ulët nga bashkëlojtarët e tjerë të skuadrës edhe pse nuk është edhe aq keq. /Telegrafi/