Në Francë është zhvilluar derbi më i madh i këtij shteti mes Paris Saint Germain dhe Olympique Marseille.
Marseille udhëtoi drejt kryeqytetit francez me trajnerin e ri Rudi Garcia i cili kishte vendosur formacionin 3-5-2, formacion i cili shpesh herë shëndrrohet në 5-3-2.
Garcia e kishte qëllimin të mos pësonte humbje dhe ia doli për këtë edhe pse skuadra e tij nuk tregoi asgjë në lojë.
Marseille gjatë gjithë kohës u mbrojt, duke mos tentuar asnjëherë portën e vendasve, duke mos pasur asnjë shut në gol por më e çuditshmja ishte se nuk kishte asnjë korner.
Kampionët në fuqi të Francës, PSG kishin edhe kontrollin e topit me përqindje të lartë prej 70%.
Loja e Marseilles është kritikuar shumë nga mediat franceze, por kjo skuadër pritet të bëhet tejet e fuqishme pasi është blerë nga një miliarder i cili ka premtuar trofe për tifozët e klubit. /Telegrafi/