Telegrafi

Statistikat që tregojnë dominimin e frikshëm që Ballkani kishte ndaj BATE Borisovit

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj BATE Borisovit me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës.

Fillimisht shënuan mysafirët e BATE Borisovit me Denis Laptev në minutën e 10, edhe pse Ballkani kishte dy raste të mira.

Bajram Jashanicën shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Bleart Tolaj shënoi dy herë, ndërsa goli i Armend Thaqit vulosi fitoren e madhe të Ballkanit.

Lexo po ashtu Ballkani turpëron BATE Borisovin, hap gjigant drejt grupeve të Ligës së Konferencës

Në statistikat e SofaScore, Ballkani kishte posedimin e topit në anën e saj 56 për qind me 44 për qind.

Kampionët tanë gjuajtën drejt portës plot 17 herë, ndërsa shtatë prej tyre ishin brenda kuadratit. Kundërshtarët kishin vetëm tri gjuajtje, një në portë, prej të cilës arritën një gol.

Edhe goditje nga këndi më shumë kishte Ballkani, duke rivënë topin tetë herë, dy herë më shumë se sa bjellorusët. Lojtarët e BATE-s morën katër karton të verdhë, ndërsa ata të Ballkanit dy.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Hungari në stadiumi ‘Varosi’ në qytetin Mezokovesdi, 140 km larg Budapestit.  /Telegrafi/