Telegrafi

Statistikat mes Prishtinës dhe Ballkanit para ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës

Të shtunën zhvillohet ndeshja finales e Superkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës në Antalia të Turqisë.

Suharekasit vijnë në këtë ndeshje si fitues të titullit kampion, ndërsa Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës.

Që nga mëvetësimi i futbollit tonë më vitin 1991, Prishtina ka fituar 29 trofe: 11 tituj kampioni, 8 Kupa të Republikës dhe 10 Superkupa.

Në anën tjetër Ballkani ka tre trofe të mëdhenj, 2 tituj kampioni dhe 1 Superkupë të Kosovës, ndërsa si klubi i trofeve ka marr hov vitet e fundit.

Prishtina dhe Ballkani deri më tani janë ndeshur vetëm në një finale të madhe, në kuadër të Kupës së Kosovës në vitin 2020, ku prishtinasit kishin triumfuar me rezultat 1-0.

Statistikat mes Prishtinës dhe Ballkanit para ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës

Goldallim është pozitiv për prishtinasit +11, 40:29.

Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe një fitore në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Kreshnik Ukës dhe Genc Hamitit.

Kryeqytetasit, trofeun e fundit të Superkupës së vitit 2020 kanë fituar në Antalya, kundrejt Dritës (3-1) aty ku nesër në stadiumin “Merdan Palace” synon trofeun e 30-të në histori, ndërsa suharekasit që e fituan vitin e kaluar në përballje me Llapin këtë trofe, kërkon të katërtin. /Telegrafi/