Telegrafi

Statistikat kundër Neuerit, ja cili është portieri më i mirë i Evropianit

Nëse Gjermania sot është në gjysmëfinalet e kampionatit Evropian, kjo padiskutim është merita e portierit Manuel Neuer, i cili me pritjet e tij la jashtë Italinë.

Por statistikat në këtë Evropian, janë kokëforta dhe nuk e rendisin atë si portierin më të mirë të Evropës, edhe pse ka pësuar vetëm një gol, kjo padiskutim edhe për meritë të mbrojtjes gjermane e cila vetëm në pak raste e ka lënë të vetëm gjigantin bavarez.

Në bazë të statistikave portierë më i mirë i Evropianit është italiani, Gianluigi Buffon.

Portieri 38-vjeçar ka përqindjen më të mirë të pritjeve me 91%, duke lënë pas me shumë pak diferencë Lukas Fabianskin e Polonisë me 90%, 18 pritje e 2 gola të pësuar.

Manuel Neuer për momentin është me 88.89% të pritjeve në vendin e tretë, një statistikë kjo që mund të përmirësohet akoma më shumë. Mbetet shumë larg, belgu Thibaut Courtois, përqindja e pritjeve të të cilit shkon deri në 77.27 me 17 pritja e 5 gola të pësuar.

Bufon ka mundur që në 62 ndeshje nga 161 të luajtura të mbajë të paprekur portën e tij.