Telegrafi

Statistikat impresionuese të Rashicës ndaj Dortmundit

Milot Rashica (Foto SV Werder Bremen/ Twitter)

Milot Rashica është rikthyer me gol te Werder Bremeni pasi ka disa muaj që ka qëndruar i lënduar.

Lojtari i Kosovës shënoi golin e parë në minutën e shtatë në barazimin 2-2 me Borussia Dortmundin në javën e gjashtë në Bundesligë.

Gjatë përballjes me ‘Milionerët’, Rashica jo vetëm që arriti të realizonte gol, mirëpo kishte edhe statistika imprsionuese.

Lexo po ashtu Milot Rashica: I lumtur të shënoj në rikthimin tim

Werderi ka bërë të ditur në faqen e tyre zyrtare se ylli vushtrrias kishte më së shumti gjuajtje në portë nga lojtarët e tjerë të skuadrës.

Po ashtu, Rashica arriti edhe t’i fitonte 62 për qind të dueleve të tij, statistika impresionuese të tij, duke ditur se ai është rikthyer nga lëndimi në barazimin ndaj Dortmundit. /Telegrafi/