Manchester United ka përjetuar edhe një goditje tjetër, humbjen në Fenerbahce (1: 2) në raundin e katërt të Ligës së Evropës.
Dështimi në Stamboll, ku United ka luajtur me një përbërje të fortë, është një tjetër dëshmi e asaj që Jose Mourinho po e humbet epitetin e ‘Speciale One’.
Kjo ka bërë që paraardhësit e portugezit, David Moyes dhe Louis Van Gaal të jenë më të suksesshëm bazuar në statistikat e 16 ndeshjeve të para, transmeton Telegrafi.
Mourinho ka tetë humbje, pesë fitore dhe tre barazime në të gjitha garat ndërsa Van Gaal zotëron shifrat prej tetë humbjeve, katër fitoreve dhe po aq barazimeve.
Më mirë se këta të dy qëndron David Moyes, trajneri aktual i Sudnerlandit të Adnan Januzajt. Skocezi ka pasur bilanc prej nëntë fitoreve, tre humbjeve dhe katër barazimeve.
First 16 games as Manchester United manager:
Mourinho – won 8 lost 5
Van Gaal – won 8 lost 4
Moyes – won 9 lost 3— Kaveh Solhekol (@SkyKaveh) November 3, 2016
Ndryshe, edhe disa tifozë kanë filluar të kërkojnë largimin e portugezit prej stolit të Djajve të Kuq pas dështimeve të njëpasnjëshme ndërsa po kërkojnë të rikthehet Sir Alwex Ferguson.
Man United lose 5 consecutive away games in Europe for the first time in history.
LLLLL
Goals: 3
Conceded: 9 pic.twitter.com/TAKbPSlhsI— Squawka Football (@Squawka) November 3, 2016
Gjithashtu në pesë ndeshjet e fundit si mysafirë, United ka humbur të gjitha, e cila gjë i ka ndodhur për herë të parë në histori. /Telegrafi/