Telegrafi

Statistikat e ekipit Bad News Eagles gjatë rrugëtimit në kualifikimin historik

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, pas suksesit të tyre në kualifikimin PGL EUROPE RMR B, ku mposhtën në finale ekipin SINNERS për t’u bërë ekipi i parë shqiptar pjesëmarrës në një turne Major.

Për asnjë moment nuk u dorëzuan lojtarët e ekipit nga Kosova, edhe pse ishin shumë afër eliminimit, ata arritën të rikthehen nga seria 1-2 (një fitore, dy humbje), në seri prej 3-2 (tri fitore, dy humbje), për t’u kualifikuar më pas në turneun major, i cili do të mbahet në Antwerp të Belgjikës, duke filluar nga data 12 maj.

Performancë të mirë patën të gjithë lojtarët e bNe gjatë këtij turneu kualifikues, lojtari me më së shumti vrasje ishte juanflatroo, si dhe vlerësimin më të mirë nga HLTV.

Këto janë statistikat e secilit lojtar gjatë ndeshjeve kualifikuese për në majorin e madh PGL Antwerp Major CS:GO:

Flatron “juanflatroo” Halimi, eliminime 165, vdekje 142, vlerësimi nga HLTV 1.15.

(Foto: HLTV)

Dionis “sinnopsyy” Budeci, eliminime 148, vdekje 145, vlerësimi nga HLTV 1.10.

(Foto: HLTV)

Sener “SENER1” Mahmuti, eliminime 137, vdekje 137, vlerësimi nga HLTV 1.03.

(Foto: HLTV)

Genc “gxx-” Kolgeci, eliminime 131, vdekje 126, vlerësimi nga HLTV 1.00.

(Foto: HLTV)

Rigon “rigoN” Gashi, eliminime 150, vdekje 159, vlerësimi nga HLTV 1.00.

(Foto: HLTV)

/Telegrafi/