Site icon Telegrafi

Statistika rreth gjysmëfinales mes Kroacisë dhe Anglisë: Lojtarët kroatë kanë fituar tre herë më shumë trofe se anglezët

Kroacia dhe Anglia do të takohen sonte në Luzhniki Stadium në kuadër të gjysmëfinales së botërorit Rusia 2018.

Anglezët janë pak të favorizuar në këtë ndeshje, por ata gjithashtu janë të vetëdijshëm se kroatët nuk duhet të neglizhohen.

Këtu janë disa informacione sy më sy të dyja kombëtareve që kërkojnë të jenë finalist të dytë pas Francës, e cila dje eliminoi Belgjikën.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Kroacia - Anglia

Lojtarët kroatë kanë fituar më shumë trofe të Ligës së Kampionëve dhe 13 prej tyre kanë marrë pjesë në Kupën e Botës në Brazil gjersa te anglezët janë vetëm pesë sosh.

“Tre Luanët” kanë sulm më efikas se kroatët gjithashtu edhe rivënie këndore si më janë ndëshkuar më pak me kartonë të verdhë.

Mosha mesatare në radhët e kroatëve është 29.1 kurse te anglezët 25.7, të gjithë lojtarët e “katrorëve” kanë 957 paraqitje për ekipin kombëtar, ndërsa “Albionët” kanë 552 paraqitje me kombëtaren.

Kroacia në radhët e tyre ka pesë lojtarë me 50 ose më shumë ndeshje për ekipin kombëtar ndërsa vetëm Gary Cahill ka tejkaluar numrin prej pesëdhjetë ndeshjeve për kombëtaren.

Lojtarët kroatë kanë nëntë Liga të Kampionëve – Luka Modric katër herë ka fituar këtë trofe, Mateo Kovacic tri herë me Real Madridin si dhe Ivan Rakitic (Barcelona) dhe Mario Mandzukic (Bayern Munich)nga njëherë, ndërsa tek anglezët është vetëm Cahill.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth botërorit Rusia 2018

Reprezentuesit kroatë kanë fituar 14 trofe këtë sezon dhe vetëm katër janë anglezë. Kroacia ka pesë lojtarë në radhët e saj, të cilët së paku kanë shënuar dhjetë gola për ekipin kombëtar dhe vetëm dy anglezët.

Kampi kroate ka 13 lojtarë që janë paraqitur edhe në botërorin e fundit të Brazilit, ndërsa te anglezët debutojnë 18 lojtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version