Sa i përket posedimit të topit, Bianconerët e patën 39 për qind, kurse Blaugranët dominuan me 61 për qind.
Goditjet totale drejt portës ishin në favor të katalunasve (17:14), ndërsa brenda kornizës së portës, kampioni i porsashpallur goditi shtatë herë ndërsa, nënkampioni gjashtë herë.
Juve pati tetë goditje nga këndi, kurse Barca dy më pak. Pasimet e kompletuara të ekipit spanjoll ishin 491, derisa të bardhezinjve vetëm 277.
Dy kartonë të verdhë iu ndanë lojtarëve të Zonjës së Vjetër, kurse vetëm një për Blaugranët. /Telegrafi/