Werder Bremeni është nikoqir i Bayern Munichut në Weser Stadium për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 32-të në kampionatin gjerman.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, bavarezët do të shpallen kampionë në rast të fitores, ndërsa humbja për skuadrën e Milot Rashicës do të thoshte thellim i krizës për të rënë nga Bundesliga.
Më poshtë jua sjellim disa të dhëna interesante para përballjes së këtyre dy skuadrave:
-
Bremeni është skuadra e tretë me më së paku gola të shënuar (35) dhe ka mbrojtjen e dytë më të dobët (64).
-
Sulmuesi veteran, Claudio Pizarro, ka luajtur për Bayern Munichun në dy raste (2001-2007 dhe 2012-2015) dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 87 gola në 224 paraqitje kampionale për bavarezët. Ai e ka fituar gjashtë herë titullin e Bundesligas dhe një herë Ligën e Kampionëve me kampionin gjerman.
-
Bayerni ka shënuar rekord prej 92 golash në 31 xhirot e deritanishme në sezonin 2019/2020.
-
Dyshja e sulmit, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller janë golashënuesi dhe respektivisht asistuesi më i mirë në Bundesliga këtë edicion. Sulmuesi polak i ka realizuar 30 gola deri më tani, ndërsa ai gjerman ka dhuruar 20 asistime.
-
Me tre gola dhe dy asistime në ndeshjen e parë kundër Werderit (të cilën Bayerni e fitoi me rezultat 6-1), Philippe Coutinho regjistroi 90 minutat më të suksesshme në karrierën e tij.
-
Anësori i Kosovës, Milot Rashica, e shënoi golin e vetëm të Bremenit në humbjen e skuadrës së tij në Allianz Arena në përballjen e parë.
/Telegrafi/