Telegrafi

Statistika e jashtëzakonshme e Erik Ten Hag që dëshmon se holandezi nuk duhet të shkarkohet nga Man United

Erik ten Hag arriti një moment historik kundër Fulham, i cili mund të befasojë tifozët e Manchester United.

“Djajtë e Kuq” shënuan një fitore vendimtare në “Craven Cottage” të shtunën, duke lehtësuar presionin mbi trajnerin e United.

Humbjet radhazi fillimisht ndaj rivalëve të qytetit Manchester Cityt në Ligën Premier dhe më pas ndaj Newcastle në “Carabao Cup” kishin hedhur dyshime serioze mbi të ardhmen e holandezit në “Old Trafford”.

Ndërkohë, ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, thuhet se janë rreshtuar si zëvendësues të mundshëm.

Por për fat të mirë për Ten Hag, goli i kapitenit Bruno Fernandes siguroi tre pikët në udhëtim ndaj Fulhami dhhe fitorja ishte veçanërisht e rëndësishme për trajnerin, i cili regjistroi fitoren e tij të 50-të në krye të klubit, duke e bërë atë trajnerin më të shpejtë të United që arrin këtë shifër, së bashku me Mourinhon.

Ten Hag arriti këtë shifër pas vetëm 78 ndeshjesh, duke sugjeruar se ai ka pasur një fillim shumë më të mirë në krye të klubit se sa njerëzit i kanë dhënë atij merita.

Lexo po ashtu Manchester United fiton me shumë vështirësi në udhëtim te Fulham

Nuk ka dyshim se United ka pësuar një rënie të madhe në formë këtë sezon, duke fituar vetëm një nga dy ndeshjet e tyre hapëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa ky ka qenë fillimi i tyre më i keq i sezonit në 61 vitet e fundit./Telegrafi/