Manchester City dhe Lyoni do të ndeshen mes vete sot (e shtunë) në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Qytetarët dhe klubi i madh francez do të luajnë mes vete në Lisbonë të Portugalisë në ndeshjen e vetme të kësaj faze, ku fituesi do kalonte tutje në gjysmëfinale, ku i pret Bayern Munichi, i cili eliminojë Barcelonën.
Vendi: Estadio Jose Alvalade (Lisbonë)
Koha: E shtunë, ora 21:00
Lajme rreth ekipit
Man City
Sergio Aguero po përballet me një betejë humbëse ndaj lëndimit për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit. Do të ishte një shok nëse Gabriel Jesus nuk do të fillonte, edhe nëse Aguero do të rikuperohej në kohë.
Pep Guardiola mirëpret rikthimin e Benjamin Mendy nga pezullimi. Joao Cancelo luajti mirë në mungesë të tij, por Mendy pritet të rimarrë vendin e tij në të majtë.
Rodri dhe Ilkay Gundogan janë favoritë për të filluar në mesfushë, por David Silva dhe Bernardo Silva janë opsione nëse Guardiola ndryshon gjërat. Phil Foden luajti si nëntë i rremë kundër Real Madridit për herë të fundit dhe nuk do të ishte befasi nëse spanjolli do të hidhte përsëri si një surprizë tjetër taktike.
Ferran Torres dhe Nathan Ake janë nënshkrime verore dhe për këtë arsye nuk mund të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20.
Lyon
Moussa Dembele në mënyrë të habitshme u la në bankë kundër Juventusit javën e kaluar, por ajo funksionoi në favor të Lyonit pasi ata përfundimisht kaluan tutje. Mbetet për tu parë nëse ai do të rikthehet në ekip ndaj Cityt.
Jason Denayer kaloi katër vjet te City pa bërë asnjë paraqitje për klubin, por do të përballet me ata sot. Youssouf Kone është shqetësimi i vetëm për dëmtim për ekipin francez.
Houssem Aouar ka qenë i lidhur me një lëvizje verore në City dhe është njëri nga lojtarit që duhet shikuar në këtë ndeshje nga ana e Lyonit.
Fakte
Man City ka shënuar të paktën dy gola në 14 nga 17 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
Man City ka barazuar në pjesën e parë dhe ka fituar në kohën e plotë në tri ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
Man City ka fituar tri ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
Ka pasur mbi tri gola të shënuar në tri ndeshjet e fundit të Man Cityt në Ligën e Kampionëve.
Analizë
Lyon ishte i pamposhtur në të dy ndeshjet në grup kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar, duke fituar njërën dhe duke barazuar në tjetrën. Në fakt, City nuk e ka mposhtur Lyonin në tre raste në Ligën e Kampionëve, rekordi i tyre më i gjatë kundër një kundërshtari pa fitore. Për më tepër, pasi nuk arriti të fitojë ndonjë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit kundër kundërshtarëve anglez në Ligën e Kampionëve, Lyon tani është i pamposhtur në katër të fundit kundër një kundërshtari të tillë.
Pas fitimit të titullit të Ligës Premier nga Liverpooli me një distancë të madhe, presioni është te Pep Guardiola që të fitojë përfundimisht në Ligën e Kampionëve. Ata janë favoritë në letër, por duhet të presin një ndeshje të vështirë.
Parashikimi: Man City 2-1 Lyon
/Telegrafi/