Sëmundja kronike e veshkave (shkalla e filtrimit glomerular < 60 ml/min/1.73 m2 ose anomali të urinës) dhe sëmundjet kardiovaskulare zakonisht paraqiten së bashku, ndërsa sëmundja kronike e veshkave po ashtu u paraprin gjendjeve kardiovaskulare. Një studim më i ri ka treguar se filtrimi i ulët glomerular shoqërohet me një rrezik relativ të paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Në analizat e rregullta, disa nga këto efekte janë shpjeguar me praninë e lartë të faktorëve tradicional të rrezikut or sëmundjeve kardiovaskulare te personat me filtrim të dobët glomerular ose me albuminuri. Sido që të jetë faktorët jo-tradicional të rrezikut, siç është anemia (e cila te pacientët në dializë i paraprin hipertrofisë së ventrikulit të majtë, disfunksionit sitolik dhe pamjaftueshmërisë kongjestive të zemrës dhe faktorëve të cilët favorizojnë kalcifikimin vaskular (të cilët te pacientët me dializë i paraprijnë vdekjes) – mund t’i kontribuojnë vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare te personat me filtrim të vogël glomerular ose te ato në dializë.
Kështu që statinet nuk mund të jenë aq efektive në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare te personat e këtyre grupeve të pacientëve siç bëjnë te popullata e përgjithshme. Ndoshta për këtë arsye, ose për shkak të frikës nga mundësia e rrezikut ose polipragmazisë, personave me shkallë të ulët të filtrimit glomerular shumë rrallë u përshkruhen statinet pas problemeve koronare.
A ndikon filtrimi i ulët glomerular pozitivisht apo negativisht në dhënien e statineve te personat me rrezik të lartë për gjendjet kardiovaskulare, për shkak të sëmundjes ose për shkak të ekzistimit të faktorëve të rrezikut?
Në studimin e bërë, te pacientët para dialize (stadet I-IV) me sëmundje kronike të veshkave, në të cilin janë përfshirë mbi 18.000 pjesëmarrës me shkallë të ulët të filtrimit glomerular, dhe 1.600 persona me gjendje kardiovaskulare, risku relativ i mortalitetit te pacientët e trajtuar me statine ishte 0.81 (nga 0.74 deri në 0.89): d.m.th statinet e kanë zvogëluar rrezikun e përgjithshëm nga vdekja për 19 %. Sidoqoftë këto analiza janë bazuar kryesisht te pacientët me filtrim glomerul mbi 30 ml/min/1.73 m2 (stadet I-III). Vetëm disa pacientë të cilët nuk ishin në dializë dhe kishin filtrim glomerul më të ulët se 30 ml/min/1.73 m2 (stadi IV) ishin përfshirë në eksperiment.
Meta-analizat e studimit të pacientëve në dializë dhe atyre me veshka të transplantuara, nuk treguan ndonjë dobi në zvogëlimin e vdekshmërisë. Prirje të fuqishme në reduktimin e vdekjes nga ndodhitë kardiovaskulare ishin vërejtur në të dy grupet, me një zvogëlim rreth 17 % të vdekshmërisë te pacientët në dializë dhe 32 % te grupi tjetër i personave me veshka të transplantuara. Sa i përket dëmeve, shkencëtarët nuk gjetën ndonjë rrezik të rritur për anomalitë ne funksionin e mëlçisë ose kreatin kinazës (rreziku relativ 1.5, 0.9 deri në 2.6).
Këto të dhëna sugjerojnë se beneficionet nga statiket të vërejtur te popullata e përgjithshme, po ashtu mund të vërehen edhe te pacientët me shkallë të ulët të filtrimit glomerular, pacientët në dializë, dhe personat me veshka të transplantuara,- të cilët kanë sëmundje kardiovaskulare të zhvilluar ose kanë rrezik për të fituar sëmundje kardiovaskulare, te të gjitha këto raste justifikohet trajtimi.
Ndërsa sa i përket ndikimit të statineve në parandalimin e gjendjeve kardiovaskulare te personat të cilat janë në rrezik të lartë për t’i fituat këto sëmundje si rezultat i pranisë së sëmundjes kronike të veshkës (filtrim të ulët glomerular ose albuminuri), nuk ekzistojnë eksperimente të kontrolluara mirë të cilat do t’i përgjigjeshin kësaj çështje. Kurse sa i përket çështjes së parandalimit të progresionit të insuficiencës renale te personat me filtrim të ulët glomerular gjatë përdorimit të statikeve, shkencëtarët treguan se statiket në mënyrë modeste e kanë zvogëluar proteinurinë, mirëpo nuk e kanë përmirësuar dëmtimin e shkallës së filtrimit glomerular. /Telegrafi/