Telegrafi

Startup Weekend Prishtina 2, gati për të ndezur shpirtin e ndërmarrësisë

 Me 25-27 maj të këtij viti, ngjarja rikthehet sërish në Prishtinë dhe sjellë mundësinë unike për njerëzit që të përjetojnë ndërmarrësinë drejtëpërsëdrejti në formë praktike. Gjëja më unike që qëndron prapa Startup Weekend, është fakti që njerëzit vendosin të paguajnë për shumën e caktuar të biletës, dhe vendosin që një vikend të mos e kalojnë me miq e familje, por me punë dhe të zbulojnë sërish pasionin e tyre… duke u shfaqur të hënën në punën e tyre të mëritzshme dhe duke dorëzuar dorëheqjen e duke nisur biznesin e tyre, për shkak se Startup Weekend i ka ndryshuar jetën.

Nën përkrahjen e mentorëve (që këtë vit po quhen trajner) prej industrisë globale dhe asaj lokale, pjesëmarrësit do të kenë rastin të preznatojnë idetë e tyre për 60 sekonda ditën e premte dhe më pas ato votohen dhe shkohet tutje për të punuar në ato që kanë potencial. Më pas të dielën paneli i jurisë bënë vlerësimin për idenë që po ndiqni, dhe ju do të kuptoni se nuk jeni duke shitur për ta e për të fituar shpërblimet, por tërë këtë po e bëni për vetvetën. Ndoshta do të keni rastin të fitoni zyre për biznesin tuaj nga Innovation Centre Kosovo, ndoshta do të fitoni netbooks që ofron IPKO Foundation apo ndoshta do të fitoni buxhet marketingu nga Telegrafi.com apo shpërblime tjera, por ajo që është e sigurtë është eksperienca që do ta fitoni e që nuk do ta gjeni askund tjetër. Regjistrohuni dhe rezervoni biletën tani në www.prishtinasw2.eventbrite.com.