Telegrafi

Startup Weekend përsëri në Prishtinë

Emocionet e procesit të ideimit, krijimit dhe zbatimit të mendimeve inovative të realizueshme në praktikë po iu rikthehen ndërmarrësëve të mundshëm kosovarë gjatë ditëve të fundit të majit – kur nuk do të mbizotërojnë vetëm temperaturat e larta por edhe atmosfera do jetë e nxehtë për të gjithë ata që duan të nisin një biznes të ri në vetëm 54 orë.

Asnjherë nuk ka qenë më praktike dhe më e thjeshtë nisja e një biznesi. Brenda dy ditëve e gjysmë të gjithë ata që besojnë në idetë e tyre të biznesit mund ta shfrytëzojnë mundësinë e dhënë dhe të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë kryengjarje të mbështetjes së ndërmarrësisë dhe start-upit në Kosovë.

Startup Weekend Prishtishta (SWPrishtina) që do të nis në mbremjën e 25 majit e do të vazhdoj të shtunën dhe të dielën më 26-27 maj është një mundësi e artë për të bërë realitet nga më të ndryshmet ide biznesi – por vetëm më të mirat ama. Andaj të gjithë ata që duan ta sfidojnë vetën me qëllim të realizimit të ideve të biznesit janë më së të mirëseardhur që të regjistrohen në edicionin e dytë të SWPrishtina, duke shfrytëzuar shërbimin Eventbrite, në linkun www.prishtinasw2.eventbrite.com

Shpërblimet për më kreativët
E edicioni i dytë i ngjarjes më të rëndësishme inovative në vend do të përcillet me risi të shumta duke mos lënë anash mentorët e pranishëm në SWPrishtina, diskutimet e vyeshme, mësimet e mësuara nga hera e kaluar dhe çka është më e rëndësishmja edhe shpërblimet për tre ekipet më të sukseshme. Pjesëmarrësit kosovarë të brenda 54 orëve mund të fitojnë hapësirë zyreje në mes të Prishtinës, në ambientet e ICK-së, e cila e organizon SW Prishtina, laptopë, orë konsulence, buxhet për trajnime, përvojë të jashtëzakonshme biznesi, mentorim prej ekspertëve ndërkombëtar.

Disa nga mentorët në SW Prishtina
Ashtu edhe si herën e kaluar në SW Prishtina do të vijnë disa mentorë të njohur botërisht si ndërmarrës inovativ të cilët kanë shumë përvojë për t’ia përcejllur kosovarëve që duan të dalin në skenën biznesit inovativ.

Peter Sunde
Edhe kësaj here mentor do të jetë 32 vjeçari Peter Sunde Kolmisoppi, ndërmarrës/haker skandinav me origjinë nga Malmö e Suedisë por që vepron në Berlin. Sunde ësht ekspert I teknologjisë informative. Ai angazhohet në çështje që kanë potencial që ta ndrsyhojnë shoqërinë dhe shpeshherë merr me çështje që kanë të bëjnë me pronësinë intelektuale. Peter Sunde në nivel global njihet si bashkëthemelues i The Pirate Bay- sistemit më të madh botëror të shkëmbimit të të dhënave. Sunde poashtu është edhe themelues io Flattr – sistemit për mikropagesa.

Kushtrim Xhakli
Kushtrim Xhakli është një ndërmarrës shqiptar nga Kosova me një pasion të madh për inovacionin. Ai do të jetë për herë të dytë mentor nëv SW Prishtina. Kushtrim Xhakli është pjesë e Changers.com një kompanie me seli në Berlin e cila zhvillon mjete inovative solare gjë që e bën sjelljen pro ambientit të matshme dhe të shpërblyeshme. Xhakli poashtu është edhe referues në HackFwd, një kompani investuese e krijuar për t’iu mundësuar njerëzve me drejtime strategjike që të lansojnë kompani të mëdha. Shpeshherë ai mban ligjerata mbi ndërmarrësinë në shkolla biznesi, konferenca të ndryshme, si dhe udhëton drejt vendeve të pazakonta.

Nick Stevens
Stevens është britanik i cili jeton në Holandë dhe në PSW Prishtina vjen për herë të parë. Stevens ka përvojë mbi 10 vjeçare në menaxhmentin e operiacioneve në korporata, dhe afro 5 vjetë përvojë me biznese të vogla. Ai nuk merret me krijimin e kodeve por është i fascinuar mas këtij procesi. Aktualisht ai e drejton një B2B start-up fitimprurës. Ai është bashkangjitur SW Prishtina ngase adhuron të jetë i rrethuar me njerëz kreativë që synojnë realizimin e ëndrrave të tyre.

Anca Foster
Anca punon me Startup Weekend që nga shkurti i vitit 2010. Ajo është dizajnere grafike dhe e uebit me përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike, marrëdhënie me publikun dhe të Drejtat e Njeriut. Foster është bërë koordinatore r Statrup Weekend për Evropën Lindore. Fushat e saja të interesit përfshijnë kreativitetin, ndërmarrësinë sociale dhe zhvillim ekonomik rajonal.

Milot Shala
Miloti është një inxhinier softueri i cili aktualisht punon për kompaninë Poken, ndërsa që nga 1 korriku ai do ti bashkohet Nokia-s kompanisë me nam botëror. Në këtë kompani finlandeze ai do të punoj si inxhinier softueri me qëllim të bërjes së botës një vend më të mirë. Shala është Qt Ambasador si dhe e mban titullin “specialist i certifukuar nga Nokia” si dhe është një programues i hatashëm C++. Milotit ia ka ënda të lexoj materiale lidhur me sistemin operati Linux dhe të hakëroj në kohë të lirë.

Arian Celina
Arian është një inxhinier softueri, entuziast i zhvillimit të uebit, këshilltar i pavarur për zhvillim softuerik s dhe ligjërues i fushës së shkencave kompjuterike. Ai ka mbi 7 vjet përvojë pune si inxhiner softueri dhe 4 vjet si ligjërues. Ai është i diplomuar në degën e Shkencave Kompjuterike në UP si dhe i ka të përfunduara studimet master në Universitetin e Hertfordshire’-it në Mbretërinë e Bashkuar. Celina aktualisht punon si inxhinier softueri në bankën Raiffeisen dhe ligjërues në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Ariani është I interesuar edhe start-upe dhe përmirësimin e procesit të nisjes së biznesit. /Telegrafi