Site icon Telegrafi

Startup Weekend për herë të tretë në Prishtinë

Në hapjen e këtij aktiviteti fjalim përshëndetës do të mbaj Skelqësia e tij z.Jan Braathu amabasador i Norvegjisë në Prishtinë. Norvegjia vazhdimisht mbështet zhvillimin e bizneseve të dhe të ndërmarrësisë në Kosovë.

Startup Weekend Prishtina do vazhdojë të shtunën më 10 nëntor ku gjatë tërë ditës ekipet punojnë në zhvillimin e ideve me qëllim të krijimit të një produkti apo shërbimi. Të dielën më 11 nëntor puna vazhdon kurse në mbrëmje idetë e tyre të transformuara në produkte a shërbime prezantohen para panelit vlerësues të ekspertëve.

Tri ekipet më të mira do të shpërblehen me çmime, të ofruara nga Innovation Centre Kosovo,IPKO Foundation, Telegrafi.com, Eleven Start-up Accelerator dhe CEED Kosova. Ekipi fitues i çmimit kryesor në SW Prishtina do të ketë mundësinë të konkurojë edhe në Global Startup Battle që organizohet nga Global Entrepreneurship Week që është gara më e madhe në botë e ndërmarrësisë ku pritet të marrin pjesë më shumë se 130 qytete në mbi 100 shtete, me afro 1200 ekipe anembanë botës.

Startup Weekend Prishtina si aktivitet inovativ ka për qëllim të promovojë nisjet (startups) e biznesve lokale, ndërmarrësinë, ekspertët e sektorit të teknologjisë informative si dhe në përgjithësi të ndihmojë zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative në Kosovë. SW Prishtina është një ngarje që i bën bashkë inxhinierët e softuerit, dizajnerët, menaxherët e produkteve si dhe entuziastët e nisjes së biznesit, që sëbashku të shkëmbejnë ide, themelojnë ekipe punuese, krijojnë produkte dhe nisin biznese të reja. Startup Weekend financohet nga The Kauffman Foundation. Athene Prosjektledelse,nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), janë themeluesit e ICK-së, kurse Crimson Capital është partner kryesor bashkëpunues. ICK-ja financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.
 

 

Exit mobile version