Site icon Telegrafi

Starton Liga e Parë e Kosovës: Trepça fiton derbin e madh si mysafir ndaj Lirisë

Pas Superligës edhe Liga e Parë e Kosovës ka startuar në të dy grupet për sezonin 2024/25, ku starti ishte i bukur dhe me rivalitet. 

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro ka qenë mes Lirisë dhe Trepçës, ku derbi i rivalëve të vjetër i takoi mitrovicasve që triumfuan me rezultat 2-1 si mysafir.

Fitore në udhëtim të shtunën shënoi edhe Rilindja që mposhti Rahovecin me rezultat 2-0, derisa Vëllaznimi fitoi ndaj Mitrovicës me rezultat 1-0.

Trepça ’89 ka mposhtur me rezultat të thellë Istogun 5-1, derisa Drenica ndali tre pikët në shtëpi pasi mundi Besën e Pejës me rezultat minimal 1-0.

Ndeshje interesante janë zhvilluar edhe në Grupin B të Ligës së Parë.

Favoriti kryesor për inkuadrim në Superligë, Vushtrria është befasuar në udhëtim te Ramiz Sadiku duke luajtur baras 1-1.

Me rezultat identik u mbyll edhe ndeshja KEK-u – Kika.

Fitore para adhuruesve të vet shënuan edhe Prishtina e Re ndaj 2 Korrikut me rezultat 1-0, ndërsa Vjosa mposhti Flamurtarin 2-1.

E vetmja skuadër që morri tre pikë si udhëtuese ishte Dinamo pasi mposhti 0-2 Fushë Kosovën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version