Telegrafi

Starton Kupa e Amerikës me kombëtare të forta dhe super lojtarë – 15 talentet që duhet të ndiqen nga afër

Kupa e Amerikës do të jetë gara verore që pritet të startojë në orët e para të 15 qershorit, ku spektakli dhe magjia nuk do të mungojnë.

Futbolli evropian është në pushim, ku klubet po i përgatisin transferimet, vëmendja është zhvendosur në Amerikën Latine.

Atje shumë menaxherë dhe drejtues klubesh do të ndjekin nga afër disa elementët të talentuar të përfaqësueseve pjesëmarrëse.

16 kombëtare në 22 ditë do të na mbajnë të zgjuara deri në orët e vona, ku yje si Lionel Messi, Luiz Suarez, Arturo Vidal, Alexis Sanchez, Phelippe Coutinho e Firmino do të defilojnë në stadiumet më të bukura të Brazilit.

Më poshtë janë zgjedhur 15 futbollistët pjesëmarrës në Kupën e Amerikës të cilët pritet të bëjnë diferencën dhe të sigurojnë kontrata të reja.

Ata janë premtues dhe mund të blihen me shuma më të lira. /Telegrafi/

Santiago Arzamendia – Mbrojtës (Paraguai)

David Neres – Sulmues anësor (Brazil)

Wulker Farinez – Portier (Venezuela)

Roberto Fernandez – Mbrojtës (Bolivi)

Luis Haquin – Mbrojtës (Bolivi)

Yangel Herrera – Mesfushor (Venezuela)

Jefferson Intriago – Mesfushor (Ekuador)

Giovanni Lo Celso – Fantazist (Argjentinë)

John Lucumi – Mbrojtës (Kolumbi)

Roger Martinez – Sulmues (Kolumbi)

Jhegson Mendez – Mesfushor (Ekuador)

Adalberto Penaranda – Sulmues (Venezuela)

Jesus Pretell – Mesfushor (Peru)

Marcelo Saracchi – Mesfushor (Uruguai)

Federico Valverde – Mesfushor (Uruguai)