Të paktën 87 persona humbën jetën në një stampedo të krijuar në një tubim fetar hindu në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh.
Stampedoja ka ndodhur në një fshat në qarkun Hathras, rreth 200 kilometra në juglindje të New Delhi, ku autoritetet thanë se një turmë e madhe ishte mbledhur në një zonë të hapur në përgjigje të një thirrjeve nga një udhëheqës fetar lokal, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i policisë së qarkut Manish Chikara tha se numri i të vdekurve ishte rreth 60 persona, por tha se kjo shifër u rrit.
Videot në mediat sociale treguan trupa të grumbulluar në tokë jashtë një spitali lokal. Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë pamjet.
“Incidenti ndodhi për shkak të mbipopullimit në kohën kur njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes”, u tha gazetarëve administratori i qarkut Hathras, Ashish Kumar.
Një dëshmitar i paidentifikuar i tha India Today se kishte një dalje të ngushtë në vend.
“Ndërsa u përpoqëm të dilnim drejt një fushe, papritmas filloi një rrëmujë dhe ne nuk dinim çfarë të bënim”, shtoi Kumar.
Uttar Pradesh është shteti më i populluar i Indisë me më shumë se 200 milionë banorë. Kryeministri i saj Yogi Adityanath urdhëroi hetimin e menjëhershëm. /Telegrafi/
#BREAKING: Over 122 Hindu pilgrims killed and over 150 injured in a massive stampede during a religious congregation in Hathras of Uttar Pradesh. More than 50,000 were present at Ratibhanpur village under the Sikandra Rau tehsil. Mostly women among dead. More details are awaited. pic.twitter.com/BrdW0ejuWo
— Aditya Raj Kaul (@AdityaRajKaul) July 2, 2024