Telegrafi

Stambolli nikoqir i finales së 2020 të Ligës së Kampionëve

during the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales.

Federata Evropiane e Futbollit ka pasur një takim të rëndësishëm në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Ndër të tjerash, udhëheqësit e UEFA-s kanë përcaktuar edhe vendet organizatore të finaleve të vitit 2020 të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Stadiumi olimpik “Ataturk” në qytetin e Stambollit do të jetë nikoqir i ligës elitare evropiane për klube.

Kjo arenë e futbollit ka kapacitet mbi 92 mijë ulësesh ndërsa është rindërtuar gjatë vitit të kaluar.

Polonia do të jetë mikpritëse e finales së Ligës së Evropës, ku ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin e qytetit të Gdanskit që ka kapacitet prej 43615 ulësesh.

Theksojmë se në stadiumin turk është luajtur finalja e famshme e vitit 2005, kur Liverpooli nga disavantazhi prej 3-0, arriti të barazoi rezultatin dhe të fitojë në penalti kundër Milanit.

Ndryshe, UEFA ka vlerësuar pozitivisht përgatitjet për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve, ku të shtunën do të takohen Liverpooli dhe Real Madridi. /Telegrafi/