Stafi i Manchester United ka hedhur poshtë një kërkesë shokuese nga lojtarët pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj Fulhamit të shtunën.
Seria pa humbje e United në dy muajt e 2024 mori fund në “Old Trafford” pasi Alex Iëobi shënoi një gol në minutën e 97-të për t’i dhënë tri pikë Fulhamit.
Ishte kjo humbja e dhjetë këtë sezon për Unitedin në Ligën Premier, por përgjigja e lojtarëve i befasoi trajnerët.
Sipas The Guardian, disa lojtarë të United kishin kërkuar një ditë pushimi pas humbjes ndaj Fulhamit.
Zakonisht Ten Hag dhe lojtarët e tij një ditë pas ndeshjes ulen së bashku dhe bëjnë analizë të ndeshjes që kanë luajtur, për këtë arsye kërkesa e yjeve të United u refuzua menjëherë nga stafi i trajnerëve.
Tekniku holandez kishte bërë bujë kur kishte detyruar yjet e United që të vrapojnë për 13.8 kilometra pas humbjes së thelë 4-0 ndaj Brentfordit, si dënim për paraqitjen e tyre të dobët.
“Natyrisht, ishte një performancë e dobët, një humbje e keqe, ne jemi në dijeni për këtë dhe ne duam të qëndrojmë në çdo garë”, ishin fjalët e Ten Hag në konferencën për shtyp.
United do të rikthehet në aksion nesër (e mërkurë) ku do të synojë rikthimin tek fitoret në ndeshjen ndaj Nottingham Forest që luhet në kuadër të rrethit të pestë të Kupës FA./Telegrafi/