Telegrafi

Staehr pritet të bëhet pjesë e ekipit të CS:GO Astralis në vitin 2024

(Foto: HLTV)

Astralis ka përfunduar nënshkrimin e Victor “⁠Staehr⁠” Staehr nga fillimi i vitit 2024, kanë zbuluar burime të shumta për HLTV.org.

Lojtari 18 vjeçar aktualisht është pjesë e ekipit Sprout deri në fund të vitit 2023.

Një transferim i mëhershëm në organizatën daneze është i mundur, por të dyja palët ende nuk kanë rënë dakord për shumën e blerjes.

Është e paqartë se kë do të zëvendësojë Staehr tek Astralis, mirëpo organizata daneze ishin të interesuar për 18 vjeçarin edhe më herët.

Për një vit e gjysmë me organizatën gjermane, Staehr është cilësuar si një nga talentet më të mirë danez pa një vend në një ekip të nivelit të parë.

Ndërkaq ekipet Astralis dhe Sprout ende nuk kanë konfirmuar për ndonjë lëvizje të mundshme të Staehr. /Telegrafi/