Telegrafi

Stadiumi “La Cartuja” do ta pres finalen e Kupës së Mbretit

Finalja e Kupës së Mbretit do të mbahet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla më 18 prill.

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) kanë vendosur për stadiumin ku Real Betisi i ka zhvilluar më parë ndeshjet.

Stadiumi mban më shumë se 57,000 shkues dhe do të jetë gjithashtu vendi i finaleve edhe për vitet 2021, 2022 dhe 2023.

Pamje e stadiumit “La Cartuja” nga jashtë

La Cartuja tashmë ka qenë nikoqir i një finale të Kupës së Mbretit, në vitin 1999, kur Valencia mposhti Atletico Madrid 3-0.

Prezantimi i vendimit në lidhje me La Cartuja do të bëhet të premten me 7 shkurt, gjatë shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në orën 13:00.

Deri atëherë do të dihen të katër gjysmë-finalistët. /Telegrafi/