Stadiumi i FK Krasnodar duke thjesht fantastik, ndoshta një nga më të mirët në botë.
Ai mund të quhet një koloseum romak i kohës moderne dhe të gjithë janë të magjepsur nga ai.
Krasnodar Stadium u hap në tetor të 2016 pas tre vitesh ndërtim, ndërsa kapaciteti i tij është 34 mijë ulëse.
Shumica e stadiumeve të klubeve me më emër në botë kanë ekrane të mëdha në stadium, por jo si të Krasnodarit.
I tyre është një tjetër nivel, është shumë i madh dhe pothuajse mbulon gjysmën e stadiumit.
Aty lajmërohen lojtarët në formacionin startues dhe momenti kur shënohet gol, e gjitha kjo duket aq bukur sa gjithë sytë e tifozëve nuk janë në fushë, por tek ekrani.
Fatkeqësisht në këtë stadium nuk do të luhet ndonjë ndeshje e Kampionatit Botëror në Rusi për vitin 2018.
Skuadra e Ligës Premier ruse, aktualisht e dyta e renditur në ligë, është formuar në vitin 2008 dhe janë nën pronësi të miliarderit rus, Sergey Galitsky, i cili u bë i pasur nga zinxhiri i supermaketeve. /Telegrafi/
Now that’s an intro!
FK Krasnodar Stadium in Russia. pic.twitter.com/FOsYmqqalw
— Daniel Haslam 🏔 (@DanHaslam) February 26, 2018