Një ish-stadium i Ligës Premier mbeti në gjendje të keqe gjatë një braktisjeje prej shtatë vitesh.
Në vitin 1919, shtëpia e Charlton Athletic u njoh për herë të parë me emrin aktual, The Valley.
Stadiumi priti 75,000 njerëz për një ndeshje të FA Cup në vitin 1938, por më pas u la në gjendje të keqe përpara se Charlton të arrinte në Ligën Premier.
Pas mungesës së investimeve dhe frikës për sigurinë, Charlton u detyrua të linte The Valley pas dhe iu desh të ndante Selhurst Park me Crystal Palace nga viti 1985. Ata gjithashtu luajtën një sezon në ish-fushën e West Ham – Upton Park.
Përpara se largimi i Charlton të përfundonte në 1992, vendi u bë i panjohshëm.
Fotot e bëra në atë kohë treguan njerëzit që kishin kishin qasje aty pa u penguar nga askush, madje zhvillonin edhe lojëra.
Ndërsa disa madje ndezën një zjarr në mes të fushës.
Pasi u kthyen në djerrinë, vendi ka parë një sërë përmirësimesh. Ajo u shndërrua në një vend të përdorshëm, me një kapacitet prej 27,111 tifozësh. Ndërsa tre nga katër pjesët iu nënshtruan rizhvillimit.
Gjatë kohës së Charlton në Ligën Premier, klubi planifikoi zgjerimin e mëtejshëm të terrenit.
Në vitin 2004, filloi një planifikim i cili detajonte planet e klubit për të rritur kapacitetin në 30,900, përpara se të rritej përfundimisht në 40,000.
Sidoqoftë, këto plane u penguan pasi Charlton u ra në Championship dhe më pas në League One.
Sot, ata aktualisht janë në vendin e 11-të në League One, por pronësia e klubit po përballet me një të ardhme tjetër të pasigurt pasi Thomas Sandgaard mori drejtimin nga East Street Investments Limited. /Telegrafi/