Kampionati Botërori ‘Rusi 2018’ po konsiderohet si kampionat i befasive, pasi në fillimi nisi pa Holandën dhe Italinë, që nuk kishin arritur të kualifikonin.
Por nuk u ndal me kaq, pasi shumë befasi kishte dhe në fazën e grupeve.
Kampionët në fuqi, Gjermania, u eliminuan në fazën e grupeve, pikërisht në stadiumin ‘Kazan Arena’.
Gjermanët humbën 2-0 nga Koreja e Jugut.
Pas Gjermanisë ishte radha e Argjentinës së Lionel Messit, të cilët edhe pse ishin pretendent u eliminuan herët.
Ata humbën pikërisht në ‘Kazan Arena’ ndaj Francës që humbën me rezultat 4-3.
Por befasitë nuk mbyllen këtu. Pesë herë kampionët e botës, Brazili u eliminua mbrëmjen e sotme në çerekfinale nga Belgjika.
Edhe kjo në “Kazan Arena”, stadiumi ku ranë tri kombëtare të mëdha dhe kampione të shumëfishta bote.
Të gjitha së bashku e kanë fituar 11 herë titullin si kampion i botës./Telegrafi/