Qyteti pritës: Al Wakrah
Kapaciteti: 40 mijë
Ndeshjet e planifikuara: Ndeshjet e grupeve dhe të fazës së 1/8-ave.
Stadiumi Al-Janoub ndodhet në Al Wakrah, rreth 18 km larg kryeqytetit Doha dhe ka një kapacitet prej 40 mijë spektatorësh. Ai është pjesë e një kompleksi më të gjerë sportiv që përmban pista çiklizmi dhe kuajsh, dyqane, restorante dhe klube sportive.
Pas Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2022, kapaciteti i stadiumit do të reduktohet në 20 mijë vende, duke garantuar një atmosferë elektrizuese për ndeshjet e Ligës së Katarit.