Stadiumet në Itali do të funksionojnë me 75 për qind të kapaciteti brenda disa javësh, derisa qeveria planifikona hapjen me kapacitet të plotë nga fundi i vitit 2021.
Aktualisht, arenat e futbollit janë të hapura vetëm për 50 për qind të kapaciteti për shkak të rregullave të tanishme për COVID.
Ata që hynë në stadiume duhet të jenë të maskuar dhe të kenë certifikatë elektronike të BE-së që dëshmon statusin e vaksinimit, shërimin e vonshëm nga COVID-19 apo një test negativ të realizuar brenda 48 orësh.
Kalimi në kapacitet prej 75 për qind ishte pritur për finalen e Ligës së Kombeve që mbahet në Itali, mirëpo vendimi i është shtyrë për më vonë.
Nënsekretari për shëndetësinë, Andrea Costa, ka thënë për GR Parlamento se objektivi është të kalohet me 100 për qind të kapacitetit.
“Të dhënat nga pandemia dhe efekti i vaksinës është pozitiv… Mendoj se deri në fund të vitit, objektivi është të arrihet 100 për qind”, është shprehur ai. /Telegrafi/