Lokacioni: DK-2100 Osterbro, Kopenhagë, Danimarkë
Kapaciteti: 38.065 (për ndeshe të futbollit)
Pjesëmarrja rekorde: 60.000 (Turneu botëror i Michael Jackson, ‘HIStory’, 14 gusht 1997)
Parken Stadium, i njohur edhe thjesht i Parken apo si Telia Parken (2014–2020), është një stadium futbolli në qarkun Osterbro të Kopenhagës në Danimarkë, i cili është ndërtuar gjatë viteve 1990-1992.
Aktualisht ka një kapacitet prej 38.065 vendesh për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpia e FC Copenhagen dhe ekipit kombëtar të Danimarkës.
Kapaciteti për koncerte zmadhohet në krahasim me ato të ndeshjeve të futbollit, ndërmjet 50.000 – 55.000 vendesh.
Parken është njëri prej stadiumeve, në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e ‘Euro 2020’, ndërsa do të jetë nikoqir i tri takimeve grupore dhe një sfidë çerekfinale.