Telegrafi

Krestovsky Stadium – Saint Petersburg

(Foto: fifa.com)

Lokacioni: Ishulli Krestovsky, Saint Petersburg, Rusi
Kapaciteti: 67.800 për ndeshje futbolli; 80,000 për koncerte
Pjesëmarrja rekorde: 71.381 (Rusi v. Finlandë, 16 dhjetor 2018)

Krestovsky Stadium, i njohur ndryshe si Gazprom Arena për arsye reklamuese, është një stadium në pjesën perëndimore të ishullit Krestovsky në Saint Petersburg të Rusisë.

(Foto: The Stadium Guide)

Me një kapacitet prej 67.800 ulësesh, ky stadium shërben si shtëpia e klubit FC Zenit Saint Petersburg.

Është hapur në vitin 2017 për ndeshjet e Kupës së Konfederatave të organizuara nga FIFA. Për ndërtimin e tij janë shpenzuar 597 milionë euro.

Gjatë ndeshjeve ndërkombëtare është quajtur thjesht si stadiumi i Saint Petersburgut, ndërsa aty janë zhvilluar edhe ndeshjet e Kampionatit Botëror të vitit 2018.

Në kuadër të ‘Euro 2020’, në Krestovsky Stadium do të zhvillohen plot shtatë ndeshje – gjashtë takime grupore dhe një sfidë çerekfinale.

(Foto: Caspian News)

Ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin e Saint Petersburgut

E shtunë 12 qershor – Grupi B: Belgjika vs Rusia (22:00, me kohën lokale)

E hënë 14 qershor – Grupi E: Polonia vs Sllovakia (19:00, me kohën lokale)

E mërkurë 16 qershor – Grupi B: Finlanda vs Rusia (16:00, me kohën lokale)

E premte 18 qershor – Grupi E: Suedia vs Sllovakia (16:00, me kohën lokale)

E hënë 21 qershor – Grupi B: Finlanda vs Belgjika (22:00, me kohën lokale)

E mërkurë 23 qershor – Grupi E: Suedia vs Polonia (19:00, me kohën lokale)

E premte 2 korrik – QF1: Fituesi 6 vs Fituesi 5 (19:00, me kohën lokale)


(Foto: Caspian News)