Lokacioni: Mount Florida, Glasgou, Skoci
Kapaciteti: 51.866 (futboll); 44.000 (atletikë)
Pjesëmarrje rekorde: 149.547 (Skoci-Angli, 17 prill 1937)
Hampden Park (rëndom i quajtur vetëm si Hampden) është një stadium futbolli në zonën Mount Florida në Glasgou të Skocisë.
Me një kapacitet prej 51.866 vendesh, ky është stadiumi ku luan ekipi përfaqësues i Skocisë, ndërsa për më shumë se një shekull ka qenë edhe shtëpia e klubit Queen’s Park.
I hapur për herë të parë në vitin 1903, Hampden ka qenë stadiumi më i madh në botë asokohe më mbi 100.000 vende, ndërsa në periudhën 1927-1937, kapaciteti është rritur deri në 150.000.
Në vitin 1977 kapaciteti u zvogëlua në 81,000, ndërsa më vonë u rinovua sërish, në vitin 1999 duke e ulur akoma më shumë kapacitetin.
https://www.youtube.com/watch?v=ON7JSgkHFH0
Në këtë stadium janë zhvilluar tri finale të mëdha të Ligës së Kampionëve, dy të Kupës së Kupave dhe një të Kupës UEFA.
Është stadium në kategorinë e katërt sipas standardeve të UEFA-s, ndërsa do të jetë nikoqir i katër ndeshjeve të ‘Euro 2020’.