Lokacioni: Sevilla, Spanjë
Kapaciteti: 60.000
Estadio La Cartuja, i njohur zyrtarisht si Estadio La Cartuja de Sevilla, është një stadium i përdorshëm për shumë qëllime që lokalizohet në Isla de la Cartuja në Sevilla të Spanjës.
Shfrytëzohet më së shumti për ndeshjet e futbollit dhe zakonisht i referohet thjesht si ‘la Cartuja’. Stadiumi është kompletuar në vitin 1999 për Kampionatin Botëror të Atletikiës.
Me një kapacitet prej 60.000 ulësesh, La Cartuja është stadiumi i gjashtë më i madh në Spanjë dhe i dyti në Andaluzi.
Në këtë arenë është zhvilluar finalja e Kupës së UEFA-s në vitin 2003, ndërmjet Celticut dhe Portos.
La Cartuja do të jetë arena e katër ndeshjeve të ‘Euro 2020’, ku do të zhvillohet tri takime grupore dhe një sfidë e 1/8 së finales.