Telegrafi

Allianz Arena – Munih

(Foto: Allianz-Arena)

Lokacioni: Munih, Gjermani
Kapaciteti: 75.024 për ndeshjet vendore; 70.000 për ndeshjet ndërkombëtare

Allianz Arena (që njihet edhe si Fußball Arena Munchen për garat e UEFA-s) competitions) është një stadium futbolli që ndodhet në Munih, Bavari, Gjermani.

Është stadiumi i parë në botë me ndryshim të plotë të ngjyrës në pamjen e jashtme, ndërsa është arena e dtë më e madhe në Gjermani pas Westfalenstadion në Dortmund.

(Foto: Allianz Arena)

Bayern Munich i ka zhvilluar ndeshjet si vendas në Allianz Arena që nga sezoni 2005/2006, ndërsa në të kaluarën (nga viti 1972), bavarezët kanë luajtur në Munich Olympic Stadium.

Gjysmën e aksioneve të stadiumit më herët i ka pasur edhe 1860 Munich, por Bayerni ia ka blerë në prill të vitit 2006 për 11 milionë euro kur klubi tjetër i qytetit kishte probleme financiare. Në bazë të marrëveshjes, 1860 Munich ka mundur t’i zhvillojë ndeshje në këtë stadium, por në korrik të vitit 2017, Bayerni ia ndërpreu kontratën.

Emri Allianz nuk mund të përdoret për ndeshjet e FIFA-s dhe UEFA-s për shkak se këto dy organizata ndalojnë sponsorimet nga kompanitë që nuk janë partnerë zyrtarë të garave të tyre.

Ndërtimi i stadiumi së bashku me shpenzimet tjera ka kushtuar rreth 340 milionë euro. Ndërsa brendi Allianz ka shpenzuar shuma të majme për ta mbajtur emrin për 30 vite.

Arena e Munihut do të jetë nikoqire e katër ndeshjeve të ‘Euro 2020’, tri grupore dhe një çerekfinale.

(Foto: Bavaria)

Ndeshjet që do të zhvillohen në Allianz Arena

E enjte 15 qershor 2021 – Grupi F: France vs Germany (21:00, me kohë lokale)
E shtunë 19 qershor 2021 – Grupi F: Portugal vs Germany (18:00, me kohë lokale)
E mërkurë 23 qershor 2021 – Grupi F: Germany vs Hungary (21:00, me kohë lokale)
E premte 02 korrik 2021 – QF: Ndeshja 4 vs Ndeshja 2 (21:00, me kohë lokale)


(Foto: BeSoccer)