Telegrafi

St Joseph’s ironizon me deklaratën e presidentit të Prishtinës

Prishtinasit janë eliminuar gjatë ditës së djeshme në fazën para kualifikueset të Ligës së Evropës.

Prishtina ka pësuar humbje me rezultat të përgjithshme 3-1 kundër klubit të St Joseph’s.

Kryetari i klubit bardhekaltër, Remzi Ejupi para takimit kishte pohuar se pa problem do ta kalojnë këtë rreth dhe se mendjen e kanë te ndeshja me Glasgow Rangers.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që u eliminuan nga një ekip modest i Gjibraltarit, e cila ia kujtuar deklaratën të parit të klubit kryeqytetas.

Në fakt, klubi përmes llogarisë personale në Facebook, ka ironizuar me deklaratën e klubit prishtinas.

Lexo po ashtu Shpend Ahmeti ironizon me drejtuesit e Prishtinës: I thoshit Mattausit se puna është e kryer, do të luajmë me Rangersin

“Faleminderit zotëri president për motivimin tuaj”, shkruan në njoftimin e klubit teksa më tutje kanë pohuar se çdo gjë flet në fushë dhe jo jashtë saj.

Ndryshe, Shpend Ahmeti, kryetari i qytetit të Prishtinës si dhe kryetari i tifozëve “Plisat”, Albert Kastrati kanë reaguar ashpër pas eliminimit të Prishtinës. /Telegrafi/