Telegrafi

St Etienne – PSG, formacionet zyrtare

Saint Etienne dhe Paris Saint-Germain i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin Stade Geoffroy-Guichard’, me parisienët që shihen si favorit në letër.

Vendasit në këtë takim do të jenë pa, Aholou, Hamouma, Khazri dhe Monnet-Pauqet, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, PSG nuk mund të llogaris në Julian Draxler (numri i plotësuar i kartonëve të verdhë), Idrissa Guye, Ander Herreran dhe Kimpemben, që janë të lënduar.

Formacioni startues i St. Etiennes: Debuchy, Perrin, Aholou, Trauco; M’Vila, Camara, Fofana, Gabriel Silva; Bouanga, Nordin.

Formacioni startues i PSG-së: Navas – Meunier, T.Silva, A.Diallo, Bernat – Marquinhos, Paredes – Di Maria, Icardi, Mbappé, Neymar. /Telegrafi/