Telegrafi

Sri Lanka djeg viktimat myslimane të COVID-19

Sri Lanka tha se do të digjte trupat e 19 viktimave myslimane të coronavirusit, duke tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër politikës së detyruar.

Ishulli ka përjetuar një rritje të rasteve me coronavirusi që nga tetori, me numrin e infeksioneve që nga ajo kohë u rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29,300 dhe 142 të vdekur, raporton aljazeera.

Trupat e viktimave të virusit u shfaqen familjarëve dhe pastaj digjen – një praktikë e ndaluar sipas ligjit Islam – nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve shëndetësore.

Pesë prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume gjatë ditës së sotme, njoftoi policia.

Sri Lanka ka një popullsi prej rreth 21 milionë banorëve, nga të cilët rreth 10 për qind janë myslimanë. /Telegrafi/