Telegrafi

Sqarohet situata konfuze me portierin e Marokut: U shfaq për intonimin e himnit, por më pas ‘u zhduk’ për ndeshjen me Belgjikën

Një skenë konfuze u shfaq para ndeshjes mes Belgjikës me Marokun të dielën (sot), pasi portieri Yassine Bounou u zhduk vetëm pak çaste para fillimit të ndeshjes.

Përfaqësuesja afrikane regjistroi fitoren e tyre të parë në këtë Kampionat Botëror me rezultat 2-0 ndaj belgëve.

Portieri 31-vjeçar ishte zgjedhja e parë për Marokun dhe ndërsa ai u shfaq në fushë për himnin kombëtar, ai nuk u pa askund në fillim, me zëvendësuesin e tij Munir Mohamedi që ishte më pas startues.

Bounou u emërua në formacionin fillestar dhe zhvilloi stërvitjet ngrohëse me shokët e tij të skuadrës në fushë, por u zëvendësua në mënyrë misterioze në formacion.

Por, situata konfuze u sqarua pas ndeshjes nga trajneri i Marokut, Ëalid Regragui që tha se Bono ishte i lënduar që nga ndeshja me Kroacinë dhe në ato momente nuk ndihej mirë.

“Yassine Bounou ishte lënduar tashmë në ndeshjen me Kroacinë, Yassine është një lojtar i fortë, por ai ndjeu përsëri dhimbje disa minuta para fillimit. Ai donte të luante, por unë thashë jo”, ka bërë të ditur ai.

Portieri i Sevillës pritet që të luajë në ndeshjen e ardhshme me Kanadanë dhe do ë synojnë vetëm fitoren ndaj ekipit që tashmë është eliminuar nga Botërori, pas humbjes 4-1 nga Kroacia. /Telegrafi/