Anësori italian, Stephan El Shaarawy, nuk është i infektuar me coronavirus. Mjeku i kombëtares së Italisë e ka sqaruar situatën pasi futbollisti fillimisht kishte dalë pozitiv me COVID-19.
“El Shaarawy ndihet mirë dhe është në gjendje të mirë. Ai ka dalë pozitiv në test, me sasi të vogël virale që sugjeron se mund të jetë fals pozitiv”, kishte thënë profesori mjekësor Andrea Ferretti para konferencës për shtyp të trajnerit Roberto Mancini.
Megjithatë, në testet e mëpasshme është konfirmuar se futbollisti italian ka qenë ‘fals pozitiv’ dhe nuk e ka virusin, ashtu që mund të luajë për Azzurrët.
Testimi i realizuar të martën mbrëma ka dalë negativ, ashtu që është testuar edhe një herë dhe sërish ka rezultuar negativ.
Si pjesë protokollit, e gjithë skuadra e Italisë është testuat dhe të gjithë kanë dalë negativë.
El Shaarawy do të jetë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen e Ligës së Kombeve që Azurrët e zhvillojnë sot (e mërkurë) kundër Holandës në Bergamo. /Telegrafi/