Site icon Telegrafi

Spreji i ri për hundë, parandalon grindjet në çift

Hulumtimi ka treguar që thithja e komponimit, i cili përmban oksitocin qetëson femrat dhe i bën me disponim miqësor, ndërsa meshkujt më të ndjeshëm dhe më pozitivë gjatë kohës së grindjes.

E quajtur ilaç për përkëdhelje, oksitocini prodhohet në formë natyrore në trup gjatë kohës së seksit dhe gjatë ndjenjave të tërheqjes seksuale dhe besimit. Oksitocini lirohet në gjak gjatë kohës së lindjes dhe kështu aktivizon krijimin e qumështit në gjinj.

Shkencëtarët kanë përcjellë çiftet dhe kanë marrë mostrat e pështymës së tyre për të përcjellë punën e sistemit të tyre nervor. Rezultatet kanë treguar që femrat të cilat kanë thithur hormonin kanë qenë shumë më të disponuara miqësisht dhe më pak kërkuese, ndërsa meshkujt kanë qenë më pozitiv dhe më shumë të përfshirë në bisedë. Aktiviteti i sistemit nervor te femrat ka rënë, ndërsa te meshkujt është rritur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version