Telegrafi

Spotify tani vlen 4 miliardë dollarë

Para pak kohësh Spotify kishte marrë 100 milionë dollarë tjerë financim, dhe në atë kohë vlera e kompanisë ishte 3 miliardë dollarë.

Edhe pse popullariteti i Spotify dhe të hyrat e saj janë rritur kohëve të fundit, kompania ka vazhduar të humb para.

Kjo, pasi që Spotify ka raportuar se i ka dyfishuar të hyrat në 600 milionë, mirëpo humbja e saj neto ka arritur në 77 milionë dollarë. Mirëpo, tani fondet e reja mund ta ndihmojnë kompaninë ta rrisë ekspanzionin e saj, dhe ta ulë nivelin e humbjeve neto. / Telegrafi /