Site icon Telegrafi

Sportingu kualifikohet në të tetën e finales, eliminon Dortmundin nga Liga e Kampionëve

(Foto: Twitter/LiveScore)

Sportingu i Lisbonës është treguar bindës në fitoren prej 3-1 kundër Borussia Dortmundit në Estadio Jose Alvalade, e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Rezultati u zhbllokua pas një ore lojë me golin e Pedro Goncalves (30’), ndërsa nëntë minuta më pas, i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë (39’).

Përjashtimi i Emre Can me karton të kuq (74’) i përkeqësoi punët për BVB, derisa Pedro Porro shënoi edhe golin e tretë për vendasit.

Një gol nderi për mysafirët e shënoi Donyell Malen në minutat shtesë të takimi (90’+3).

Falë kësaj fitoreje, Sportingu i është bashkuar Ajaxit në të tetën e finales nga Grupi C i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version