Telegrafi

Sporti dhe menstruacionet

Kujdes nga stresi dhe dieta

Si shkaktarë të çrregullimit të ciklit përmenden stresi dhe raporti ndaj qelizave yndyrore dhe të gjitha qelizave tjera në organizëm. Dietat rraskapitëse, të cilat kanë si pasojë dobësimin e shpejtë, shumë shpesh shkaktojnë vonesën e menstruacioneve.

Menstruacionet nuk vijnë pasi që vezoret nuk e prodhojnë estrogjenin në mënyrë ciklike, si më parë, për shkak të trashjes së mukozës së mitrës dhe për shkak të puthitjes së saj gjatë menstruacioneve.

Me zvogëlimin e aktivitetit fizik ose me fitimin në peshë menstruacionet kthehen përsëri në formë normale. Nëse vajza nuk dëshiron ta zvogëlojë aktivitetin fizik dhe nuk dëshiron të trashet, atëherë duhet të jepen doza të vogla të estrogjenit.

Mungesa e estrogjenit sjell deri resorbimi i eshtrave dhe paraqitja e osteoporozës, e cila në jetën e mëvonshme shkakton thyerjen e eshtrave.

Shtatzënia është e mundur edhe pa cikël!

Edhe nëse cikli vonohet apo mungon, kjo nuk do të thotë se femra nuk mund të mbetet shtatzënë. Ovulacioni mund të ndodh edhe pas mungesës së gjatë të ciklit. /Telegrafi/