Gazetari francez Romain Molina akuzoi futbollistin e Bayern Munich, Benjamin Pavard, se ka sabotuar skuadrën gjatë Kupës së Botës në Katar.
Sipas Molinës, mbrojtësi i Bayern Munich ishte një problem serioz për Francën në Kupën e Botës.
26-vjeçari dyshohet se ka bërë komente të papërshtatshme për shokët e tij të skuadrës dhe ka krijuar një atmosferë “toksike” në dhomën e zhveshjes, duke debatuar me trajnerin Deschamps dhe stafin stërvitor.
Madje ai ka zbuluar informacione nga dhoma e zhveshjes për gazetarët me të cilët kishte marrëdhënie të mira.
Pavard humbi vendin në formacion në Kupën e Botës dhe Deschamps preferoi mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde para tij.
Pavard luajti vetëm një ndeshje në Katar, në hapjen e Kupës së Botës kundër Australisë, pas së cilës nuk pati asnjë minutë./Telegrafi/